LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kjo qeveri fatkeqe do të dorëzohet vet, duhet të përgatitemi për zgjedhje të reja! (Video)

Hoti: Kjo qeveri fatkeqe do të dorëzohet vet, duhet të përgatitemi për zgjedhje të reja! (Video)

I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, në emisionin “Click” ka folur për Qeverinë e re të mundshme mes PDK-AAK-NISMA-AKR dhe minoritetet.

Hoti ka thënë se asnjë vendim i thjeshtë i mundshëm nuk mund të merret me shumicën parlamentare që do të ketë Qeveria e ardhshme e formuar mes këtyre subjekteve.

“Nëse këta kanë 62 deputetë, duhet të jenë 61 deputetë në sallë për të kaluar një ligj. Është Qeveri fatkeqe për qytetarët e Kosovës”, tha Hoti, duke shtuar se është i bindur se qeveria e ardhshme nuk do ta ketë gjatë, se nuk do të mundet të funksioni dhe se do të dorëzohen vet.


Hoti në fund tha se duhet të përgatitemi për zgjedhje të reja. /21Media/