LAJMI I FUNDIT:

Kapen 3 tonë e 992 kg marijuanë në një jaht

Kapen 3 tonë e 992 kg marijuanë në një jaht

Një tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge është realizuar mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar nga GdF 3 tonë e 992 kilogramë marijuanë.

“Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware)”, bën të ditur Policia e Shtetit.


Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues ishin tre shtetas shqiptarë F.M, E.V, dhe E.M.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. /Telegrafi/