LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i AKR-së: LDK dhe VV na çuan te PAN-i

Nënkryetari i AKR-së: LDK dhe VV na çuan te PAN-i

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar një shumicë parlamentare, kanë bërë që AKR t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Ai ka deklaruar për Epoka e re se vendosja e interesit partiak para atij nacional nga këto dy subjekte politike e shtyri AKR-në të shikojë alternativa të tjera “për zhbllokimin e formimit të institucioneve”.

Matoshi, njëherësh kryetar i Kuvendit të AKR-së, është shprehur i bindur se “sektorët që do t’i qeverisë AKR-ja do të jenë më të suksesshmit e qeverisë së re”.