Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mbajtur konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të formimit të qeverisë. Ai tha se ai së bashku me zv.kryeministrat janë angazhuar për t’i kthyer paratë tek qytetarët, për ta promovojnë Maqedoninë në vendet e jashtme dhe për ta kthyer shtetin në rrugët drejt Evropës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Fjalën e dhënë e kemi kthyer në relitet. Kjo qeveri është e gjithë qytetarëve dhe për interes të qytetarëve. Kjo qeveri prej në fillim është ballafaquar me rrezikun e rebalancit të buxhetit, me të cilin janë ndaluar harxhimet joekonomike dhe janë kursyer shuma të mëdha. Marrëdhëniet e mira me fqinjët gjithmonë japin rezultate të mira, për shembull hekurudha me Bullgarinë, e cila doli nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Mediumet kanë marrë qasje për të qenë të informuar në kohë dhe në mënyrë transparente. Qeveria ka shkurtuar harxhimet për shërbime adminstrative për qytetarët. Larguam testimin ekstern dhe filluam reformat tjera në arsim”.
“Kemi vazhduar afatin për legalizimin e objekteve joligjore, e kemi filluar edhe bashkëpunimin me diasporën. Kemi dhënë fjalën se kjo qeveria do të jetë e hapur dhe transparente. Kemi bërë gjithë hapat për zgjedhje fer dhe demokratike. E kemi miratuar edhe ligjin për gjuhët, i cili ka përmbyllur një nga pikat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Kemi ndaluar reklamat qeveritare, të cilat kanë qenë harxhime të kota, ndërsa për reklamat tjera do të publikojmë të gjitha harxhimet. Nuk ka asnjë dëm, nëse qytetarët e dijnë se si punon qeveria dhe ku harxhohen paratë e tyre”.
“Po zgjerohet lufta kundër terrorizmit, në pajtim me ligjet dhe rregullat evropiane. Në këto 100 ditë, nuk ka pasur ditë ku nuk kemi pasur takime me miqtë tanë, të cilët na kanë dhënë mbështetje. Marrëveshja me Bullgarinë tregon se aty ku ka vullnet politik, problemi zgjidhet. Kjo marrëveshje është shembull për rajonin. Me Greqinë kemi qasje pozitive dhe vetëm me pozitivitet do të zgjidhet çështja. Ndihmën që kemi marrë nga liderët evropian është e padyshimtë. Kursi reformues i shtetit tonë, hap rrugën për bashkëpunim edhe me Izraelin. Qeveria ka përmushur të gjitha kushtet për zgjedhje fer dhe demokratike, kemi krijuar shoqëri të barabartë për gjithë qytetarët”, tha mes tjerash Zaevi.
Ai ka folur edhe për shumë tema tjera për të cilat sipas tij, qeveria e re ka arritur suksese dhe ka punuar në interes të qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale