LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli do të tentojë ta mbajë Coutinhon edhe gjatë verës së ardhshme

Liverpooli do të tentojë ta mbajë Coutinhon edhe gjatë verës së ardhshme

Philippe Coutinho ishte një nga lojtarët më të përfolur në afatin kalimtar të verës.

Braziliani dëshironte kalimin te Barcelona, por Liverpooli në asnjë moment nuk pranonte largimin e tij.

Reds refuzuan deri në 150 milionë euro dhe për asnjë moment nuk dëshironin të dëgjonin për oferta tjera, edhe pse lojtari dëshironte largimin.


Sipas Mirror, qëllimi i klubit anglez është të bind lojtarin të qëndrojë edhe në verën tjetër, duke i shpjeguar se sa i rëndësishëm është për klubin.

Rol të rëndësishëm për ta bindur anësorin do të ketë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili do të ketë detyrë ta përgatis lojtarin psikologjikisht që mos të kërkojë më largimin nga Anfield. /Telegrafi/