Në Turqi 55 gjermanë ndodhen në burg, 12 syresh për arsye politike. Tani gjithnjë e më shumë politikanë në Berlin pyesin: edhe sa kohë do ta durojë Gjermania këtë sjellje të Erdoganit?
Kupa është mbushur plot – ky është tenori i përgjithshëm në politikën e Berlinit. Pas dy arrestimeve të reja të dy gjermanëve në Turqi, gati të gjitha partitë kanë ngritur zërin për një kurs më të ashpër kundër Turqisë. Nga shumë drejtime vijnë kritika edhe kundër Angela Merkelit për reagim shumë të përmbajtur ndaj kreut të qeverisë turke, Recep Tayyip Erdogan.
Kandidati për kancelar i Të Gjelbërve, Cem Özdemir, deklaroi se “koha e përkëdhelisë ka marrë fund”. Tani duhet të ketë deklarata të qarta kundër Erdoganit, si p.sh. jo zgjerim të unionit doganor. Özdemir e quajti Erdoganin një “pengmarrës, që burgos njerëz për të ushtruar presion ndaj nesh”. E vetmja gjuhë që kupton Erdogani, është “gjuha e parasë”, është shprehur opozitari Özdemir për gazetën gjermane “Münchner Merkur”.
Edhe politikania e Majtë, Sevim Dagdelen, ka kërkuar që të marrë fund “politika zbutëse e ministrit të Jashtëm, Sigmar Gabriel dhe kancelares Merkel”, kërkon ajo në gazetën gjermane, “Bild”.
Kancelarja gjermane ishte shprehur që të premten në mbrëmje në Nuremberg, se arrestimet në Turqi “nuk kanë në shumicën e rasteve asnjë bazë. Prandaj, duhet të reagojmë këtu me vendosmëri”, kërkoi Merkel, por pa u shprehur konkretisht si. Ajo tha se në kuadër të zhvillimeve aktuale, qeveria gjermane duhet “rimendojë ndoshta” edhe njëherë politikën e saj ndaj Turisë. Më parë Merkel kishte thënë, se do t’i bllokonte negociatat mes BE dhe Turqisë për zgjerimin e unionit doganor.
“Tani mjaft më.” Edhe kreu i partisë kristiansociale, CSU, Horst Seehofer shprehet, se “kjo është një seri shkeljesh kundër idesë bazë europiane, shtetit ligjor”. Seehofer kërkon në gazetën Nürnberger Nachrichten që “BE dhe qeveria gjermane të dërgojnë sinjale të qarta”. Duhet të ndërpriten negociatat e anëtarësimit me Turqinë, po ashtu edhe ndihmat financiare si përgatitje për anëtarësimin, që pritet të përbëjnë 4,2 miliardë euro në vitet e ardhshme. Po ashtu nga politikanë të partive të ndryshme gjermane kërkohet që të lëshohet një paralajmërim për udhëtimet në Turqi. Turistët duhet të heqin dorë nga prenotimet pa kosto, kërkoi Cem Özdemir nga Të Gjelbrit. Ndërsa politikani liberal, Christian Linder pyet në një aktivitet në Hamburg „edhe sa kohë do ta shohim këtë situatë?”
Të dy shtetasit vetëm me pasaportë gjermane, por me gjasë me rrënjë turke u kapën nga policia në aeroportin e vendit turistik, Antalya në Turqi. Ministria e Jashtme Gjermane, sipas informacioneve të para, bën të ditur se ata janë arrestuar për arsye politike, ashtu si edhe 10 gjermanë të tjerë të arrestuar. Por ende ka shumë çështje të pasqaruara, lidhur me arrestimin e fundit. Konsullatës së Përgjithshme gjermane i është refuzuar kontakti me të arrestuarit, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj