LAJMI I FUNDIT:

Mësohet numri i tifozëve shqiptarë që do të jenë në Strumnicë

Mësohet numri i tifozëve shqiptarë që do të jenë në Strumnicë

Shqipëria do të luajë përballë Maqedonisë në Shtrumicë, në një ndeshje ku nuk do të mungojnë tifozët kuqezi.

Rreth 450 mbështetës shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas dhe ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që nuk do të mungojnë në stadiumin me kapacitet prej 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.


Me argumentin e rrezikshmërisë së konflikteve etnike që paraqiste fakti nëse ndeshja me Shqipërinë do të luhej në Shkup, por edhe me pretendimin se po promovojnë ekipin përfaqësues në të gjitha zonat e vendit, vendimi i maqedonasve në fakt synonte kufizimin e tifozëve shqiptarë.

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit, ndërsa stadiumi “Mlladost” i Shtrumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare.

Vetëm pak kohë më parë ky ishte një impiant i denjë për ligat më të ulëta të futbollit. Përveç punimeve në tribunën VIP dhe atë të gazetarëve, tribunat janë zgjeruar. Për të realizuar këtë janë përdorur struktura prej çeliku, ndërsa në të gjitha tribunat janë vendosur ulëse të reja.

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori