LAJMI I FUNDIT:

Kroacia nuk dëshiron të luajë sot kundër Kosovës

Kroacia nuk dëshiron të luajë sot kundër Kosovës

Trajneri kroat, Ante Cacic ka hedhur poshtë mundësinë që ndeshja e ndërprerë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës për shkak të shiut të zhvillohet sot (e diele).

I pyetur nga mediat kroate se kur Kroacia dhe Kosova do të luajnë serish, pasi njëri nga terminët e mundshme ishte për nesër në mëngjes, Ante Cacic tha se nuk do të luajnë të dielën.


“Sigurisht se nuk do të luajmë të dielën. Nesër sërish do të kemi stërvitje dhe të përgatitemi për rrugë”, ka thënë ai.

Kroacia të martën luan si mysafir kundër Turqisë, transmeton Kosovapress.

Ukraina ndërkohë me fitoren kundër Turqisë ka marrë vendin e parë në grup me 14 pikë. Islanda ka pësuar humbje nga Finlanda dhe ka mbetur me 13 pikë, po aq sa ka edhe Kroacia, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Shkojmë për fitore në Turqi. Humbja e tyre nuk do të thotë asgjë për ne, sikur edhe humbja e Islandës”, ka thënë Çacic.

Federata e Futbollit e Kroacisë të gjithë shikuesve me bileta të blera ka premtuar se do t’ua kthejë paratë.