LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja u vra, sepse Gjykata nuk e respektoi kërkesën e Prokurorisë!? (Video)

Gjyqtarja u vra, sepse Gjykata nuk e respektoi kërkesën e Prokurorisë!? (Video)

Nëse Gjykata e Kavajës dhe më pas ajo e Apelit të Durrësit do t’i kishin qëndruar kërkesës së Prokurorisë, Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi, do të ishte ende pas hekurave për tentativën e parë që kishte bërë për ta vrarë atë.

Të paktën kjo është ideja që të krijohet kur lexon rekursin që Prokuroria e Apelit të Durrësit ka bërë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e dy vendimeve të Gjykatës së Kavajës dhe të Apelit të Durrësit dhe rritjen e masës së dënimit ndaj Fadilit nga tre në pesë vjet burgim.

Në pjesën argumentuse të rekursit, prokurori, Ferdinand Elezi, e cilëson Fadil Kasemin dhe krimin që ai kishte konsumuar në vitin 2015 si me rrezikshmëri të lartë dhe që meritonin masa dënimi më të larta dhe jo me tre vjet burg, siç kishin vendosur dy shkallët e para të gjyqësorit.


Madje, në fund të argumentit të rekursit, prokurori nënvizon se Gjykata në dhënien e vendimit duhet të vlerësojë rrezikshmërinë e veprës penale si dhe rrezikshmërinë e autorit, si dhe të vleresojë rrezikun që i pandehuri pas kryerjes së dënimit mund të kryeje veprat penale për të cilat po gjykohet, ose akoma më të rënda.

Por, mesa duket ky parashikim i prokurorit nuk është parë i tillë nga gjykatat e dy shkallëve të para, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e pati mundësinë ta shqyrtojë këtë rekurs në kohë për t’i shpëtuar jetën gjyqtares Hafizi. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori