LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qytetarët e dinë se banesat për emigrantë ekzistojnë vetëm në propagandën e OBRM-PDUKM

LSDM: Qytetarët e dinë se banesat për emigrantë ekzistojnë vetëm në propagandën e OBRM-PDUKM

LSDM me kumtesë me shkrim reagon ndaj deklaratës së Aneta Stojanovska Stefanova nga OBRM-PDUKM në lidhje me planet e Qeverisë së RM për ndërtimin e banesave për emigrantë, për vendosjen e përhershme të tyre në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM në mënyrë të dëshpëruar vazhdon të përhapër lajme të rreme për, gjoja se, vendosje dhe punësime të emigrantëve, gjë që ekziston vetëm në propagandën e OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevskit. Ata mundohen që nëpërmjet lajmeve të rreme të mbulojnë punën e keqe dhe kriminale të kryetarëve të komunave nga rradhët e tyre. Gënjeshtra e përsëritur një qind herë nga OBRM-PDUKM, asnjëherë nuk do të bëhet e vërtetë, ashtu si nuk do të jenë realitet kampet për refugjatë dhe banesat për vendosjen e emigrantëve, nëpërmjet të cilave ata duan të vendosin frikë dhe shqetësim te qytetarët e vendit”, thuhet në reagimin e LSDM./Telegrafi/