Analisti politik, Fadil Lepaja, duke komentuar deklaratat e Isa Mustafes, i cili sot i ka quajtur anëtaret e VV, banditë, ka thënë se pavarësisht këtyre deklaratave, koalicioni LDK dhe VV nuk është i pamundur, dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeja se një koalicion i tillë është afër.
“Kur është në pyetje z.Mustafa asgjë nuk është e pamundur. Kështu ngjashëm i quante dikur të tjerët dhe pastaj pat hyrë në koalicion me ta. Ndoshta kjo tregon një paralajmërim të koalicionit me ta?!”, ka thënë Lepaja, përcjell Gazeta Blic.
Ai më tej tha se LDK më shumë e lidhin interesat të hyjë në koalicion me PAN sesa me Vetëvendosjen, por janë një grup në LDK të cilët janë më tepër pro koalicionit me VV-në.
“Anash ironinë LDK në më shumë e lidhin interesat me koalicionin PAN, sesa me Vetëvendosjen, pavarësisht faktit se një grup i deputetve të rinjë ndoshta anon më tepër kah Vetëvendosja”, tha ai.
Ndryshe, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza të rënda karshi VV-së, madje i ka quajtur banditë të VV-së
“Banditët e VV dhe të tjerë ma sulmuan shtëpinë familjare në Prapashticë, në oborrin e së cilës luanin mbesat dhe nipat e mi të pafajshëm. Ma sulmuan me shishe molotovi shtëpinë time në Prishtinë, në të cilën ndodhej e vetme bashkëshortja ime. Më sulmuan me gurë nga pusia në eskortë natën deri sa kthehesha nga Suhareka. Tentuan atentatin me yje metalike të prodhuar enkas për të përmbysur makinën në të cilën udhëtoja për punë. Më gjuajtën me vezë, me gaz lotësjellës dhe sprej në Sallën e Kuvendit, ma gjuajtën makinën gjatë udhëtimit në punë dhe në shtëpi si dhe më gjuajtën në një manifestim në Podujevë. Nuk u dorëzova para huliganëve, as para atyre që me dhunë dëshironin pushtetin, e as para atyre që e kishin kapur shtetin. Kisha dhe kam besimin në shumicën e qytetarëve tanë dhe në institucionet shtetërore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, rrokulliset një veturë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet