Publicisti dhe analisti Shkelzen Maliqi, ka thënë se ndërrimi i formatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund ta dinamizojë procesin, që ka vendnumëruar për një kohë.
Ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia arsyet për këtë formatim i kanë krejt të ndryshme, njofton Klan Kosova.
“Dialogu është stërzgjatur. Nuk ka qenë e paraparë të zgjasë kaq shumë. Pas marrëveshjeve të Brukselit jemi duke vendnumëruar”, ka thënë Maliqi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ideja e riformatimit ka qenë e lidhur me formën e përfaqësimit të Serbisë, që ka pasur shumicën e kohës njëfarë dualizmi. Përfaqësuesit serbë gjithmonë janë ankuar në format dhe ka qenë përpjekja e Aleksandar Vuçiq që të sigurojë sa më shumë pushtet, por që njëkohësisht është i vetmi njeri atje që mund të garantojë çuarjen e procesit përpara – pra ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë”, tha ai.
“Te Kosova ideja e riformatimit është tjetër dhe vie më shumë nga opozita, që deri vonë e ka kundërshtuar dialogun dhe marrëveshjet e arritura. Ideja e shpalosur nga presidenti Hashim Thaci është ndërtuar mbi bazën e një përfaqësimi më të gjerë, që duke e përshtatur, do të fusë edhe opozitarë, edhe njerëz nga shoqëria civile”.
“Mund të kemi edhe një rikyçje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në formë më aktive në këtë dialog. Nga ana tjetër Brukseli është i interesuar që këtë pjesë të Ballkanit ta integrojë përgjatë një procesi”, tha Maliqi. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj