LAJMI I FUNDIT:

Deputetë sot i kthehen punës, seanca të dy komisioneve kuvendore

Deputetë sot i kthehen punës, seanca të dy komisioneve kuvendore

Deputetët prej sot kthehen në punë pas pushimit vjetori që e shfrytëzuan prej 18 gushtit. Sot janë planifikuar dy seanca.

Njëra e Komisionit për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim, në të cilën deputetët do të diskutojnë për dy pika: për raportin e punës së DSK-së në vitin 2016 dhe raportin e punës së Agjencisë për zbulim në vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në Komisionin për mbrojtje dhe siguri është paraparë takim me delegacionin nga Britania e Madhe, i udhëhequr nga këshilltari për siguri dhe mbrojtje nga Departamenti për stabilizim, Stefan Glover.


Seanca e parë plenare pas pushimit të deputetëve është paraparë për të hënën më 4 shtator./Telegrafi/