Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen këtë të enjte më (31.08) në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Kjo e fundit e konfirmoi takimin që për qëllim ka vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, të filluar tash e gati pesë vjet më parë.
“Mendoj se mundemi që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019 të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht disa momenteve të vështira gjatë këtij viti, vendet partnere të Ballkanit kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Federika Mogherini në një fjalim të saj para ambasadorëve të vendeve të BE-së.
Modalitete për marrëveshje përfundimtare
Mediet në Prishtinë dhe Serbi shkruajnë se “në takimin e së enjtes pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kishte obligime ndërkombëtare”. Për një fazë të re të dialogut Kosovë Serbi ka kohë që flet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se “ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare të pajtimit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqic, janë takuar së fundmi në fillim të korrikut në Bruksel, kur të dy ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, ku do të futeshin edhe grupet punuese të cilat do të përgatisin hyrjen e procesit në këtë fazë.
“Në takimin që kishim me zonjën Mogherini jemi pajtuar që të ketë një fillim përgatitor për fazën e re të negociatave në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes vendeve dhe popujve tanë”, pati deklaruar presidenti Thaçi, shkruan Deutsche Welle.
Vuçiq: Dialog substancial
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte deklaruar se “dialogu do të vazhdojë në Bruksel, por jo vetëm dialogu që merret me temat e caktuara, por, të kemi edhe dialog substancial rreth asaj se si i shohim ne marrëdhëniet tona pas disa vjetësh”. Takimin e se enjtes që do të zhvillohet në Bruksel, ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit, mund ta komplikojë arrestimi nga policia e Kosovës i një serbi të dyshuar për krime lufte.
Bogdan Mitroviq, 74 vjeçar nga Sopia e Suharekës u arrestua dje nga Policia e Kosovës gjatë vizitës së tij në një kishë afër Mushtishtit. Policia e Kosovës, njoftoi se Mitroviq, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Mediet serbe thonë se Bogdan Mitroviq, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për krime lufte ndaj popullatës civile.
Vuçiq do të flasë për Mitroviq
Këtë rast e komentoi edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili tha se në Bruksel ai po shkon të flas edhe për rastin e Bogdan Mitroviqit, sepse siç tha ai “merakoset për të”. “Prishtinës do t’i dhembë koka nga pyetjet tona. Jam shumë i interesuar të di se çka do të thonë miqtë tanë ndërkombëtar për këtë rast”, citojnë mediet në Serbi, Aleksandër Vuçiq.
Marrëdhënia Kosovë-Serbi – dhe historiku i dialogut
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nisi në mars të vitit 2011, ndërsa, marrëveshja për përmirësimin e raporteve u nënshkrua me 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Njëra ndër pikat me kryesore të marrëveshjes ishte lëvizja e lire e njerëzve dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo e fundit akoma nuk është jetësuar për faktin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta e Kosovës. Serbia këmbëngulë në jetësimin e kësaj marrëveshje, madje në disa raste e ka vënë edhe kusht për vazhdimin e dialogut.
Gazeta serbe Danas, për takimin e se enjtes, shkruan se “Pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve, Kosovë-Serbi”. “Siç njoftoi delegacioni i BE-së në Serbi, ata do të shkëmbejnë mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në korrik në lidhje me fillimin e përgatitjeve për një fazë të re të dialogut”, shkruan gazeta serbe Danas.
Analisti serb Dusan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, sipas kësaj gazete, thotë se ‘takimi i së enjtes do të jetë një nga mbledhjet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit”.
Sipas tij, “në disa takime të ardhshme do të përcaktohet forma dhe tema për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës” dhe kjo fazë përgatitore do të zgjat deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm. /Dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj