LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka negociata, Liverpooli nuk dorëzohet – refuzon ta shesë Coutinhon

Nuk ka negociata, Liverpooli nuk dorëzohet – refuzon ta shesë Coutinhon
Coutinho ende mes Barcelonës dhe Liverpoolit

Liverpooli duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e prerë për Philippe Coutinhon.

Kështu së paku beson një nga gazetarët më të respektuar, Guillem Balague.

Gazetari sportiv i Bleacher Report ka thënë se nuk ka asgjë të re për Coutinhon dhe nuk po negociohet pasi Liverpooli nuk dëshiron ta shesë lojtarin.


Sipas tij mediat katalanase po vazhdojnë që të inskenojnë tregime të ndryshme dhe spekulime të kota rreth situatës së lojtarit.

Mbetet të shihet çka do të zhvillohet pas gjithë këtyre raportimeve kontradiktore. /Telegrafi/