LAJMI I FUNDIT:

PDK e Prishtinës: Kriminelët e Vetëvendosjes që sulmuan Vitore Stavilecin nuk duhet të jenë të lirë

PDK e Prishtinës: Kriminelët e Vetëvendosjes që sulmuan Vitore Stavilecin nuk duhet të jenë të lirë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, dënon ashpër sulmin fizik ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit, ministër në detyrë.

Në reagimin e PDK-së thuhet se “zonja Vitore Stavileci është sulmuar sot nga persona të cilët kanë kërkuar që Stavileci ‘të mos merret më me partinë Vetëvendosje’”.


“Pas instalimit të gjuhës së kriminalizuar në politikë dhe diskursit kriminalizues të çdo gjëje në vendin tonë, pas akteve terroriste të djegies së objekteve institucionale, shkatërrimin e pronës së shtetit dhe pronës private, djegie makinash e vepra tjera të dënueshme, diskursi i partisë Vetëvendosje nuk ka të ndalur për të keq”, thuhet në reagim.

“Kriminelët e Vetëvendosjes, sot, sulmuan një nënë, bashkëshorte dhe grua, në kundërshtim me çdo traditë, në kundërshtim me çdo normë dhe përvojën politike të vendit dhe qytetarëve tonë. Ata kriminel, sot nuk duhet të jenë të lirë në Prishtinë.

Blerand Stavileci, përkundër këtij sulmi barbar ndaj bashkëshortes së tij, së bashku me kryesinë e degës dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës të Degës në Prishtinë, do të denoncojnë punësimet joligjore të qindra militantëve, tenderët, klientelizmin dhe keqpërdorimet masive nga partia Vetëvendosje.

Në këtë ditë përvjetori të martesës së çiftit Stavileci, Vitorës i urojmë shërim të shpejt duke bashkë ndjerë dhe duke i qëndruar pranë Familjes Stavileci, njëkohësisht presim që organet gjegjëse të ndërmarrin masat e ndriçimit të rastit. Motivuesit e këtij sulmi dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar qyqar, duhet të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori