LAJMI I FUNDIT:

Ozil tejet i dëshpëruar pas debaklit nga Liverpooli, bën deklaratë emocionale

Ozil tejet i dëshpëruar pas debaklit nga Liverpooli, bën deklaratë emocionale

Mesut Ozil u shpreh tejet i zhgënjyer pas debaklit të pësuar nga Liverpooli.

Arsenali u demolua nga The Reds në Anfield duke treguar se Topçinjtë janë larg prej formës më të mirë.

Ozil pas ndeshjes ka publikuar një mesazh tejet emocional.


“Na fajësoni, na brohoritni, na kritikoni, por po ashtue dhe unë jam shumë i zhgënjyer me ndeshjen e sotme. Ne kemi dashur të arrijmë rezultat pozitiv para pushimit të kombëtareve, por thjesht nuk ishim më të mirë dhe Liverpooil meritoi fitoren”.

“Zakonisht nuk jam aq i hidhëruar sa të postoj në rrjetet sociale pas ditëve kaq frustuese si këto, por nuk dua që kjo ndeshje të kalojë pa u komentuar para udhëtimit me kombëtaren gjermane”.

“Në fund të fundit, udhëtova në Liverpool për të parë ekipin duke luftuar. Por, ne do të tentojmë që të përmirësojmë gjithçka ndeshjen e radhës dhe do të rikthehemi nga ky zhgënjim që po ndjejmë në këtë moment”, potencoi Ozil.

/Telegrafi/