Procedimi i koalicionit PAN me propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit është zgjidhja për daljen nga kriza sipas Kryeministrit në detyrë Isa Musatafa , njëherësh kryetar i LDK-së.
Sipas tij, nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit derisa thotë se këtë përgjegjësi duhet ta marrë koalicioni PAN.
Po ashtu, Mustafa tha se nuk kanë biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje se si duhet të veprohet për çështjet e mëdha siç është demarkacioni, dialogu me Serbinë dhe transformimi i FSK-së në ushtri.
“Unë mendoj se zgjidhja është ajo çka është shkruar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ne nuk do ta dëshironim një vendim të tillë, por të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese ne gjithmonë i kemi respektuar dhe duhet të mësohemi ti zbatojmë për arsye se është fjala për qëndrimin ndaj institucioneve dhe shtetit.
Zgjidhja është që koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës të procedoj në Kuvend me propozim për kryetar të Kuvendit, në qoftë se Kuvendi nuk e zgjedh të parin atëherë duhet ta zgjedhje tjetrin dhe me këtë ne do ta kapërcejmë këtë fazë të konstituimit të Kuvendit. Nuk ka arsye që për çështje që ndërlidhen me emra konkret të ngecet në konstituimin e Kuvendit dhe unë mendoj se këtë përgjegjësi duhet ta merr koalicioni në krye me PDK-në”, tha ai.
Ai tha se me Lëvizjen Vetëvendosjen duhet të bisedojnë lidhur me programin dhe me çështjet madhore të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur, derisa shtoi se janë organet e LDK-së ato që vendosin për një koalicion të mundshëm.
Por, që para se të vijnë tek ky koalicion Mustafa tha se duhet të bëjnë një analizë të thellë në mënyrë që të mos futen në një Qeveri që për ta do të jetë e paqëndrueshme.
“Nuk ka përafrim të qëndrimeve, është biseduar dy ose tri herë, nuk është biseduar në mënyrë konkrete në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet ti kapërcejmë dhe cilat janë çështjet penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me bisedimet me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që po ashtu janë tema të mëdha të cilat nuk presin edhe nëse presim ne nuk na presin të tjerët.
Prandaj, unë pres që këto ditë të hapen këto çështje, të diskutohen dhe në coftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema ta bëjmë, në qoftë se jo atëherë mbajmë pozicionin tonë që ne do të rrimë në opozitë”, theksoi ai.
Ndërsa, sa i përket propozimit të kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli, për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, Mustafa tha se natyra e zgjedhjeve nuk ka qenë që të bëhet një Qeveri gjithëpërfshirëse.
Natyra e zgjedhjeve tek ne nuk ka qenë që të bëhet qeveri gjithëpërfshirëse zgjedhjet janë bërë që qeverinë ta themeloj ai apo ata që fitojnë më shumë vota, sepse është fjala për konkurrencë të programeve është fjala edhe për një besim të qytetarëve. Prandaj, unë mendoj që duhet të ecet që qeveria të bëhet kështu siç kemi hyrë në zgjedhje dhe siç janë marrë votat, për ndryshe qeveri gjithëpërfshirëse nuk ka me përfshirje të pjesshme.
Në qoftë se flitet për qeveri gjithëpërfshirëse nënkupton përfshirjen e krejt spektrit politik të Kosovës e assesi vetëm të një pjese të këtij spektri politik për të cilin ne në LDK nuk kemi biseduar, nuk kemi qëndrime të caktuara./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova