Njihuni me Ademin, aktivistin shqiptar nga Maqedonia që ndihmon refugjatët e gjithë botës (Foto)
Nëse duam t’i shohim gjërat e mira, ato gjenden menjëherë. Mjafton një kërkim në internet për të gjetur histori pozitive nga shqiptarët gjithandej, dhe gjenë histori të bukura që kanë prekur zemrat e të gjithë botës.
Telegrafi Maqedoni ju përcjell intervistën e Adem Shaqirit nga Maqedonia që punon për UNHCR, Agjenci e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
Kush është Ademi?
Adem Shaqiri është 41 vjeçar dhe është nga Maqedonia. Ka punuar për 10 vite dhe është kujdesur për refugjatët në disa vende të botës. Sudan, Libi, Jordan dhe në Kosovë. Gjithashtu ka shërbyer edhe në zyrat kryesore të UNHCR-së në Gjenevë.
Shaqiri tregon se pasionin për punën e ka fituar gjatë luftës në Kosovë kur në fshatin e tij në Maqedoni kanë kaluar autobusë me refugjatë nga zonat e luftës në Kosovë. ”Sillnin gra, fëmijë dhe të moshuar pa ndonjë gjë me vete. Vetëm disa valixhe me rroba dhe shumë pak para nëpër xhepa. Nga ky moment më lindi ideja për të punuar drejt këtij misioni. Kur e sheh fytyrën kur i jep dikujt ajo çka i duhet. Nga ajo ditë unë kam filluar si humanist, për të ndihmuar refugjatët gjithandej.” e ka filluar Shaqiri tregimin për faqen zyrtare të UNHCR-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjëja më sfiduese gjatë punës suaj?
”Para tre muajve isha në Mokha, në Jemen. Kujdeseshim për të pastrehë që jetonin ndër drunjë, në të nxehtë dhe të ekspozuar në diell. Vetëm të shihnit fytyrat e nevojtarëve kur pranonin ndihmat tona, edhe pse ishin vetëm batanije dhe jastëk. Ata nuk kishin asgjë. Bëhet fjalë për dy milionë njerëz. Sfiduese ishte, se ne nuk kishim mundësi t’i ndihmonim të gjithë. Nëse dy familje kanë nevojë për ndihmë, për fat të keq, ju duhet të zgjidhni vetëm një.”
Dita më e lumtur gjatë punës suaj?
”Në vitin 2012 isha në Tobruk, në Libi. Refugjatë nga Sirija duheshte të arrijnë në kufi. Isha në kufi për të mundësuar kalimin e tyre. Më është thënë që janë duke mbërritur 16 fëmijë pa prindër, nga mosha 12 deri në 16 vjeç. Ishin të vetëm, komplet të vetëm. Të djeg zemra kur sheh fëmijë në vështirësi. Çdo herë e lidh me fëmijën tënd. Jam i prekshëm në këtë temë. I menaxhuam të gjithë fëmijët për disa ditë, e i nxorrëm në Tripoli. I bashkuam me familjet e tyre. Kjo ka qenë dita më e lumtur e jetës sime dhe punës që angazhohem me UNHCR. Kur i panë familjarët e tyre, ishin shumë të lumtur.”
Cila ka qenë dita më keqe gjatë punës suaj?
Dita më e keqe gjatë punës sime ka qenë kur punoja në një stacion për ndihmë. Shërbimi për siguri kishte arrestuar një 15-vjeçar i cili kishte vjedhur një dele për të ushqyer familjen. E kishin rrahur aq keq sa që katër ditë është dashur të kujdesemi që mos vdes, shkak i gjakderdhjes së brendshme. Kur dëgjova për këtë rast, e gjeta ku është i shtrirë. Shkova deri tek spitali lokal, shkova tek autoritetet atje dhe kërkova transportimin e tij në një spital më të mirë. Shërbimi policor që e kishte rrahur, kërcënoi edhe mjekët që mundoheshin të mundësojnë transportimin e trupit të fëmijës 15 vjeçar. Edhe pse UNHCR kishte paguar për transportin, ata nuk e lëshonin. Pas dy ditëve që kemi ”luftuar” për ta nxjerrë nga ai spital pa kushte, ai vdiq, si pasojë e gjakderdhjes së brendshme. Nëse do të na kishin dhënë që ta shërojmë në një spital tjetër, ai do të shpëtonte. Ende e mbaj mend fytyrën e tij. Kur flas për të, filloj të qajë. Kjo është një ndër situatat kur t’i do të punosh më shumë, të japësh më shumë që më shumë fëmijë dhe nevojtarë të jetojnë më mirë.” përfundon Shaqiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze