LAJMI I FUNDIT:

Interi tregon karakter në gjunjëzimin e Olimpicos (Video)

Interi tregon karakter në gjunjëzimin e Olimpicos (Video)

Interi ka triumfuar në mënyrë spektakolare në Olimpico, duke ia përmbysur epërsinë Romës për të fituar me rezultat 3-1.

Pjesa e parë kaloi me dominim të madh nga Roma.

Dzeko shënoi në minutat e para për 1-0 me një finish të bukur të aksionit.


Me këtë rezultat përfundoi fraksioni i parë.

Interi furishëm u kthye në pjesën e dytë, duke dominuar dhe sulmuar.

Dalbert shijoi debutimin duke çuar para përpjekjet sulmese.

Roma nga ana tjetër me kundërsulme provoi rrezikshëm, por nuk shënonte.

Roma pati rast të qind për qind, por Dalbert largoi nga vija fatale topin.

Në aksionin vijues një super asist i Candreas gjen Icardin i cili sypatrembur shënoi për 1-1 dhe golin e parë në Olimpico (67′).

Ky ishte goli i parë i Icardit në 8 ndeshje për argjentinasin në Olimpico.

Interi nuk u ndal dhe vazhdoi me dominimin e madh.

Në minutën e 77-të sërish u gjend Icardi në zonë, duke shënuar mjeshtrisht për 2-1 dhe kompletimin e rikthimit për 10 minuta.

Një super aksion u finalizua perfekt nga Vecino, i cili për 3-1 shënoi golin e parë në fanellën zikaltër.

Deri në fund Interi u mbrojt mirë, madhe rrezikoi, por rezultati nuk ndryshoi.

Interi me fitoren e dytë rresht në dy ndeshjer e para shumë të vështira, pos që gjendet në krye të tabelës tregon karakter dhe qasje serioze prej një pretendenti për titull. /Telegrafi/

https://twitter.com/alessia_nov/status/901543238917599233

https://twitter.com/enjoyinternews/status/901540750319652866

https://twitter.com/enjoyinternews/status/901538207933767680