LAJMI I FUNDIT:

Leci: Të gjithë e dinë se ku është problemi te Prishtina

Leci: Të gjithë e dinë se ku është problemi te Prishtina

Parashikohet rivalitet i madh ndërmjet disa skuadrave që do të luftojnë për titullin e kampionit në elitën e futbollit.

Sidomos Drita nga Gjilani ka një mori lojtarësh cilësorë në radhët e saja veçmas Liridon Lecin, njërin nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë, skuadër e cila mëton të jetë në kreun e tabelës.


Leci ka shpirt të madh luftarakë dhe i jep siguri të madhe skuadrës. Me Lecin në mbrojtje Drita e ndjen veten më të fuqishëm në realizimin e synimeve të saja, shkruan “Bota Sot”.

Fitorja në hapje të edicionit në Drenas me rezultat 1:0 kundër Prishtinës, ka rritur oreksin e Dritës për fitore e për të luftuar për trofe.

Leci tha se po kalon shumë mirë në qytetin e Gjilanit, madje është impresionuar me tifozët ‘Intelektualët”. Ai premton se do të lë edhe shpirtin në fushë për klubin e Dritës dhe për të vazhduar me fitore.

“Pa diskutim që është një konfirmim dhe sigurisht që ne duhet të vazhdojmë me këtë ecuri dhe me fitore. Ndeshja me Prishtinën është kapitull i mbyllur dhe ne duhet të shohim përpara tash”, deklaroi Leci.

“Nuk e di se çfarë kanë ekipet tjera, unë di të them qe tek Drita është duke shkuar shumë mirë në të gjitha aspektet, si nga kryesia që është shumë korrekte, nga stafi dhe nga të gjithë të tjerët. Pastaj ajo çka e veçon Dritën nga skuadrat tjera të Superligës janë tifozët ‘Intelektualët’ që vërtet është kënaqësi të luash para tyre dhe kjo bën që çdo futbollist ta jep më të mirën për ekipin e Dritës”.

“Ne si ekip nuk duhet të shohim se cila ekip mundet të na bëj presion sa i përket titullit sepse ne duhet të shohim punën tonë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Shumë ekipe janë forcuar dhe kanë marrë lojtar kualitativ. Prishtina është ekip i fortë me lojtar të mirë, por të gjithë e din se ku është problemi tek Prishtina dhe shumë vështirë e ka të jetë kandidat kryesor për titull sepse të keqen e Prishtinës shumë njerëz e din”.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori