LAJMI I FUNDIT:

Shumë informacione rreth helmimit në Shkup, nuk dihet cila është e vërteta

Shumë informacione rreth helmimit në Shkup, nuk dihet cila është e vërteta

Mostrat e ushqimit të marrë nga shitorja “Sedmica” janë në rregull, por bakteria salmonela është detektuar tek 43 persona të hospitalizuar, njoftuan nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Për momentin akoma është e paqartë cila është prejardhja e bakteries.

Drejtoresha e Inspektoratit shëndetësor sanitar, Irena Buhova, tha se 43 personat janë helmuar nga salmonela dhe do të kërkohet përgjegjësi penale për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga AUV edhe sot mbeten në qëndrimin se bakteret nuk janë arsye për helmimin në “Sedmica”. Sipas tyre, mostrat e marra nga dy lokalet në Karposh dhe Kisella Voda nuk kanë treguar prezencë të bakterieve.

Shitorja për ushqime të shpejta “Sedmica” pas katër ditë heshtje, mbrëmë përmes një kumtese njoftoi se gjithë ajo që ndodh është si pasojë e epidemisë së viruseve në stomak.

“Jemi sulmuar për helmim me ushqim dhe menjëherë mediat në një situatë të panjohur sulmuan punën tonë 30-vjeçare. Ju njoftojmë se pas hetimeve të bëra në mostra të ushqimit dhe hapësirën e punës, është vërtetuar se ushqimi përmbush të gjitha standardet e sigurisë mikrobiologjike”, njoftuan nga “Sedmica”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori