LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në tavolinën ku u morr vendimi për bombardimin e Serbisë më 1999

Pacolli në tavolinën ku u morr vendimi për bombardimin e Serbisë më 1999

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zyberaj, janë ulur në tavolinën në të cilën në vitin 1999 ishte marrë vendimi për bombardimin e Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Zyberaj përmes një postimi në Facebook.

“Tavolina në të cilën u vendos bombardimi i Serbisë nga Klinton, Shroeder e Shirak. Kjo tavolinë sot gjendet në ndërtesën e Ekologut, kompani globale shumë e suksesshme e ngritur nga familja Destani”, ka shkruar Zyberaj në Facebook, sipër fotografisë së publikuar. /Telegrafi/