LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri nominohet kandidat për kryetar të Gjilanit

Lutfi Haziri nominohet kandidat për kryetar të Gjilanit

Pas mbajtjes së konventave programore të Forumit të Gruas, Forumit të Rinisë, nëndegëve, grupit të këshilltarëve e komisioneve të degës, sot Lutfi Haziri ka marrë mbështetje të fuqishme në tubimin madhështor të degës së kësaj partie në Gjilan, për t’i prirë Komunës edhe në katër vitet e ardhshme.

Para strukturave të LDK-së, kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Lutfi Haziri ka përcjellë mesazhe të forta për kundër-kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.


“Dy partitë rivale në Gjilan dalin me kandidatura ‘herë unë e herë baci’, sepse janë parti të kushërinjve, të djemve të axhës. Kjo logjikë kurrë nuk ka pasur vend në LDK sepse ne jemi parti e vlerave dhe e konkurrencës, e jo e familjarizmit. Ata paralajmëruan befasi duke aluduar në njerëz të rinj, por paraqitën kandidatura që janë më të vjetër se unë në moshë. Nga kjo sallë, unë rivalëve iu ofroj ndershmëri politike, por qysh ta lypin, do t’ua kthejmë”, tha Haziri.

Duke përmendur investimet e mëdha në bujqësi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë e resorë tjerë, Haziri tha se LDK ia ka kthyer dinjitetin qytetarëve të Gjilanit, ndërsa ka shfaqur besimin se gjilanasit do t’i ofrojnë mbështetje plebishitare për t’i vazhduar punët e mira.

Ndryshe, në këtë tubim u tha se Dega e LDK-së në Gjilan do të organizojë takime në çdo lagje e fshat për t’i marrë kërkesat e qytetarëve dhe për t’i inkorporuar në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori