LAJMI I FUNDIT:

Aktivistë të VV-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së në Klinë

Aktivistë të VV-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së në Klinë

Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë, sot i janë bashkuar një grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së nga fshati Qeskovë e Komunës së Klinës, të cilët tash e tutje janë zotuar së kontributin e tyre do ta japin në PDK.

Sipas njoftimit të PDK-së, mirëseardhje anëtarëve të rinj u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili ka falënderuar ata për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.


“Ju  jeni forca dhe motivi ynë, së bashku me ju do të kontribuojmë për një të ardhme perëndimore. Besimi i juaj, në Partinë Demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne. Ardhjet e reja po e forcojnë edhe me shumë PDK-në për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka thënë Bashota.

Të sapoardhurit në PDK, kanë pranuar edhe librezat partiake të cilat i ka shpërndarë kryetari i degës Sokol Bashota.

“Në kryetarin Sokol Bashota, kemi besim të madh për zhvillimin e Klinës. Kemi vendosur që të vijmë në PDK, duke e parë punën e madhe që ka bërë kryetari i Klinës”, ka thënë njëri nga anëtarët më të rinj të PDK-së, Avdi Morina.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori