LAJMI I FUNDIT:

City e nis keq në shtëpi, Rooney me shokë nxjerrin pikë në Etihad (Video)

City e nis keq në shtëpi, Rooney me shokë nxjerrin pikë në Etihad (Video)

Manchester City ka barazuar me rezultat 1- 1 në shtëpi ndaj Evertonit në ndeshjen e parë sezonale para tifozëve të vet në Etihad Stadium.

Ndeshja filloi me intensitet të lartë nga të dyja skuadrat, por Evertoni shfrytëzoi mundësinë për shënim.

Me një finalizim klasik, Rooney shënoi golin e dytë në dy ndeshjet e para në minutën e 35-të.


Ishte ky goli i 200-të në karrierën e Rooneyt, një statistikë e jashtëzakonshme kjo.

City tentoi të barazonte në pjesën e parë, por mbeti pa një lojtar, kur Ëalker mori dy kartonë të verdhë për dy minuta dhe kështu ju drejtua zhveshtoreve për një dush.

Megjithatë, relaks sikur në dush nuk përjetoi Guardiola në pjesën e dytë, i cili u përpoq që të inspironte skuadrën drejt një rikthimi.

Vetëm në minutën e 82-të ishte Sterling ai që barazoi me rezultat 1-1.

Deri nef und Evertoni mbeti me një lojtar më pak duke u barazuar me lojtarë me Cityn në terren.

Krejt në fund City insistoi me gjithë fuqinë duke u përpjekur me shumë raste që të barzonte, por nuk ja doli përkundër insistimit të fuqishëm.

Pas javës së dytë është Manchester City që ka katër pikë në vendin e pestë, dhe Evertoni që ka 4 pikë në vendin e tetë pas dy javësh. /Telegrafi/

https://twitter.com/Flockazette/status/899733936317886465

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori