LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu i pafat por kthehet në Shqipëri me rezultat pozitiv nga Zagrebi (Video)

Skënderbeu i pafat por kthehet në Shqipëri me rezultat pozitiv nga Zagrebi (Video)

Skënderbeu nga Korça nuk ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Dinamo e Zagrebit.

Korçarët zhvilluan një ndeshje fantastike në udhëtim dhe ishin në epërsi deri në fund të ndeshjes, por minuta e 95-të ishte fatale për ta pasi vendasit barazuan rezultatin në 1-1.


Ndeshja më mirë nisi për vendasit të cilët rrezikuan me Hoxhic por që portieri veteran i Skënderbeut, Orges Shehu priti.

Në 15 minutat e parë të ndeshjes, Dinamo rrezikoi edhe disa herë me Stojanovic, Moro por pa sukses.

Skënderbeu u tregua i rrezikshëm në minutën e 10-të kur shënoi gol, por që iu anulua padrejtësisht nga gjyqtari anësorë.

Ndërkohë skuadra korçare u mbrojt mirë dhe tentonte të shënonte nëpërmjet kundërsulmeve.

Goli për Skënderbeun erdhi në minutën e 37-të nëpërmjet Liridon Latifit që shënoi pas asistimit nga Enis Gavazaj.

Me epërsinë minimale 0-1 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Me të filluar pjesa e dytë, Skënderbeu arriti të shënoj edhe një gol nëpërmjet sulmuesit afrikan Sowe por që u anulua pas pozitës jashtë lojës.

Dinamo kërkonte me ngulm golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Mbrojtja e skuadrës shqiptare funksionoi mjaftë mirë deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Por ishte zëvendësuesi Henriquez që arriti të barazonte gjithçka në 1-1 në minutën e 95-të pas asistimit nga Junior Hernandez.

Edhe pse ishte pranë fitores, barazimi në Maksimir është një rezultat pozitiv për Skënderbeun.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ pas një jave, dhe Skënderbeut do t’i mjaftonte edhe një barazim pa gola ta përsëritur suksesin e dy viteve më parë duke u futur në grupe të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori