Sot arriti për vizitë zyrtare në FFK, presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, i shoqëruar nga zyrtarët e UEFA-s Zoran Lakoviç, Luka Zajc dhe Zlatko Pavlica, të cilët në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë u pritën dhe mirëseardhje u dëshiroi presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënpresidenti Agim Ademi, anëtari i KE Agron Mustafa dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar presidentin Çeferin për këtë vizitë që për futbollin e Kosovës është historike dhe shumë domethënëse dhe pas një bisede të shkurtër në ambientet e aeroportit, delegacioni mori rrugë për në selinë e FFK-së, ku presidentit Vokrri, e njohu presidentin Çeferin për zhvillimin e futbollit, përparësitë dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet FFK-ja.
“Pas pranimit në UEFA dhe FIFA gjendja dukshëm është përmirësuar dhe po vazhdon të përparojë falë edhe ndihmës që po japin këto dy institucione. FFK-ja po punon fortë në përmirësimin e kushteve, përmirësimin e infrastrukturës si dhe në organizimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve, gjyqtarëve e trajnerëve”.
“Po ashtu po punojmë edhe në zhvillimin e futbollit të femrave dhe futsallit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gjithë mbështetjen që keni dhënë si president i UEFA-s por edhe sa ishit president i FF të Sllovenisë”.
Nga ana e tij presidenti i UEFA-s z. Aleksander Çeferin tha: Ndjehem shumë i privilegjuar që pata mundësi ta vizitojë Kosovën si federatë dhe përgëzoi presidentin Vokrri për këtë angazhim dhe këtu po shoh një vullnet për zhvillimin e futbollit. UEFA do të jetë mbështetëse e fortë dhe ne jemi të vetëdijshëm se si Federatë e pranuar vonë, keni nevojë për shumë gjëra e ne do të jemi gati gjithmonë t’u dalim në ndihmë për të ecur para”.
Presidenti Çeferin dhe delagacioni vizitoi të gjitha zyrat dhe zyrtarët e FFK-së si dhe shprehu admirimin e tij duke thënë se në Federatën sllovene kemi filluar më 1991 me një zyre.
Delegacioni i UEFA-s dhe i FFK-së në kryeministri
Pas FFK-së delegacioni i UEFA-s bashkë me delagacionin e FFK-së u pritën nga kryeministri i Repuiblikës së Kosovës z. Isa Mustafa dhe minsitrja e Kulturës , Rinisë dhe Sporteve znj. Vlora Dumoshi.
Duke e përshëndetur dhe falënderuar presidentin e UEFA-s z. Çeferin për mbështetjen që i kanë dhënë FFK-së, shprehu gatishmërin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur futbollin e Kosovës, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës që është shumë e nevojshme për këtë kohë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
E mysafiri z. Çeferin falënderoi për këtë mikpritje të ngrohët dhe ndjehet shumë i nderuar për këtë vizitë.
Presdienti i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu janë miqtë e mi dhe kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. UEFA gjithmonë ka konsideratë të madhe ndaj federatave të reja sepse kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe kjo nuk do të mungojë në asnjë segement.
Presidenti Çeferin në stadiumin e Prishtinës
Pas vizitës në kryeminstri delegacioni i UEFAs- vizitoi stadiumin e Prishtinës i cili po rinovohet për t’u përgatitur për ndeshjet ndërkombëtare.
Presidenti Çeferin u nda i kënaqur me nivelin e punimeve si dhe me cilësinë e ndërtimit.
UEFA ka dhënë kontributin e saj me mbikëqyrjen dhe këshillat rreth ndërtimit. Në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori i Prokurimit të MKRS-së z, Burim Reçica për të treguar nivelin e investimeve si investitor kryesor i këtij renovimi.
Presidenti i UEFA-s me bashkëpunëtorët e tij vizitoi edhe muzeun e Pavarësisë, afër Stadiumit të Qytetit. (Foto: FFK)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe