Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur deputetit nga Vetëvendosje, Albin Kurti i cili se ka thënë se bojkoti i PAN-it do të thotë mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve.
Stavileci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kurti nuk është i denjë as ta përmendë ‘shumicën’ sepse në anën e tij nuk është as pakica e mbetur parlamentare.
Ky është postimi i plotë i Stavilecit në Facebook:
“Kur Kurti ia hedh vetes
Sikurse më parë, Albin Kurti edhe sot paska shpërfaqur logjikë të varfër demokratike.
Duke i përdredhur disa argumente për interesin e tij, ai si duket fare nuk paska marrë mësim nga 2014-ta.
Procesi i pluralizmit edhe mund të jetë lojë politike e forcave shoqërore, por pushtetet gjithmonë përcaktohen me Kushtetutë. Ky ishte leksioni që na dha të gjithëve Gjykata Kushtetuese në vitin 2014, sepse çdo shumicë jashtë rregullave dhe ligjeve është gjithmonë vetëm një shumicë e parregullt dhe e kundërligjshme.
Në fakt, Kurti nuk është i denjë as ta përmendë ‘shumicën’, sepse në anën e tij nuk është as pakica e mbetur parlamentare.
Kushtetuta, ligjet, rregulloret, çdokund janë themel i demokracisë, por këtij liderit të partisë Vetëvendosje kot ia përmendim këto, sepse i udhëhequr prej egos së sëmurë, logjika e tij gjithmonë ka qenë vetëm anarkiste.
E theksova ‘partisë’, meqë paska folur për pazare, sepse edhe shndërrimi i tyre nga një lëvizje qytetare në parti ishte një pazar. Ishte një pazar elektoral i orëve të fundit për t’ia mundësuar vetes, paraprakisht, një listë zgjedhore me partnerë.
Pra, Kurti edhe atëherë e dëshironte pazarin, por pazari, siç duket, nuk e dëshironte atë.
Pazar për tërë Vetëvendosjen ishte edhe tejkalimi i vetvetes dhe i gjithë asaj për të cilin Kurtin e ndiqnin verbërisht njerëzit e tij.
Me vite të tëra u ofroi sakrificë, vetëmohim dhe aksione luftarake atyre. Ndërsa, tash kur në njërën dorë kishte ‘karamelen e pushtetit’, ai mori rrugën për në pazarin tjetër, atë të gjetjes së partnerit, por kjo dalje në pazar ishte fatale për të. Edhe pse i proklamuar si ‘produkt vendor’, ai as nuk po gjen partner, e madje as LDK-ja nuk po e dëshiron.
Thjesht, nuk ka asgjë për t’u çuditur me Kurtin, sepse duke bashkëjetuar me hipokrizinë gjithmonë kështu ia hedh vetes!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje