LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja arkën shtetërore e trajton si pus pa fund

OBRM-PDUKM: LSDM-ja arkën shtetërore e trajton si pus pa fund

OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi se LSDM çdo ditë e fut në borxh Maqedoninë dhe se arkën shtetërore e trajton si pus pa fund, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e LSDM-së para dy ditëve mori debi për 2.70 milionë denarë gjegjësisht 43.9 milionë euro, ndërsa ministri për debi Dragan Tevdovski për 70 ditë arriti të shkrijë 126 milionë euro të gjitha të qytetarëve nga rezervat devizore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie, vetëm në bazë të letrave shtetërore me vlerë Tevdovski në ditë e fut shtetin në borxh për pothuajse 1.933.333 euro.


Ata shtojnë se në zgjedhjet e ardhshme lokale (15 tetor) LSDM-ja do të ballafaqohet me përgjegjësi politike dhe do të dënohet nga qytetarët./Telegrafi/