Boçvarski: Shpresojmë ta kuptojë OBRM-PDUKM sesi duhet të funksionojë një institucion si MBPEU (Video)
E përshëndesim interesimin e opozitës për punën në Ministrinë e bujqësisë, pyjeve dhe ujrave, si dhe për ministrin Nikollovski dhe shpresojmë që OBRM-PDUKM do të kuptojë dhe do të mësojë si duhet të funksionojë një institucion në shërbim të qytetarëve dhe bujqve, ka theksuar Bllagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM-së përmes Telegrafi Maqedoni.
”Ja një leksion pa pagesë për PDUKM-në, si vetëm për dy muaj punë zgjidhen problemet me bujqit: Ipaguam prodhuesit e duhanit në shumë prej 25 milion eurove. Vazhduam me pagesën e subvencioneve për sektorët e mbetur bujqësor dhe vetëm për dy muaj Qeveria pagoi 50 milion euro. Shtesë, me ndryshimet e Programeve për mbështetje financiare në bujqësi dhe Programin për zhvillim rural për vitin 2017, siguruam 10 milion euro mbështetje financiare për bujqit.
Nga kjo shumë 2 milion euro janë për prodhuesit e grurit, para me të cilat do t’u ndihmohet për ti kompenzuar dëmet nga fatkeqësitë natyrore.
Prodhuesit e grurit do përfitojnë edhe nga 6.000 denarë shtesë për çdo hektarë. Për elbin janë paraparë 1 denarë shtesë për çdo kilogram. Kemi rritur subvencionet për kultivuesit e rrushit.
Me ndryshimet, këta bujq do të përfitojnë subvencione më të mëdha nga 10% për çdo hektarë me qëllim që të kompenzohen dëmet, kryesisht nga ngrirja e plantacioneve. Për kopshtarët do të ketë shtesë 10 % nga shuma e subvencioneve të tanishme për çdo hektarë, ndërsa për fermerët mbështetja do të jetë përmes rritjes së subvencioneve për 10% në hektarë për prodhimtarië ushqimore. Ose, gjithsej ata janë edhe 2 milion euro shtesë. 6 milionët e mbetura janë për Programën e zhvillimit rural, gjegjësisht për masën për ndihmë për bujqit e rinj dhe për masën për plantacionet shumëvjeçare”.
Ai më tej ka shtuar se në ndërkohë po përgatitet konkurs për paraqitjen e masës për ndihmë për “Bujku i ri”, gjegjësisht për mbështetje financiare prej 10.000 eurove të pakthyeshme.
”I kemi shkurtuar të gjitha harxhimet joproduktive. Shkurtim më të madh ka në pjesën e stoqeve dhe shërbimeve, prej 4 milion denarëve.
Bujqit nga Maqedonia më në fund kanë Qeveri e cila nuk i ndanë me librezë partiake, Qeveri e cila i zgjidh problemet e tyre, Qeveri e cila paratë e qytetarëve i menaxhon ekskluzivisht për nevojat e tyre”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale
Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet