LAJMI I FUNDIT:

”Obstruksionet e OBRM-PDUKM-së në Kuvend, bëhen për pikë politike”

”Obstruksionet e OBRM-PDUKM-së në Kuvend, bëhen për pikë politike”

Iluzion është se prokurori shtetëror Marko Zvërlevski nuk do të shkarkohet, e OBRM-PDUKM-ja do t’ia dalë ta parandalojë këtë, konsideron ish deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gjulistana Markovska. Sipas saj, sjellja e opozitës në Kuvend i tejkalon kufijtë e arsyes dhe pa nevojë shpenzohen para publike për seanca joproduktive. Markovska thotë se zgjedhjet lokale janë arsyeja pse OBRM-PDUKM-ja e zgjodhi këtë taktikë, respektivisht ”okupimin” e foltores kuvendare, njofton Alsat M.

Nëse nuk do të gjendeshim para zgjedhjeve lokale, me gjasë nuk do të ndodhte kjo, ose sigurisht jo në periudhë kaq të gjatë. Konsideroj se është mundësi kur dikush e shfrytëzon ekranin e hapur dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave parlamentare, me qëllim që të përsëritet e njëjta gjë, ndërkaq një gënjeshtër e përsëritur njëmijë herë, bëhet e vërtetë- deklaroi Gjulistana Markovska, Ish deputete e OBRM-PDUKM-së.

Profesori universitar, Nikolla Dujovski konsideron se gjendja politika në vend është jostabile, por sjellja e partisë së Gruevskit në Kuvend, nuk mund të shkaktojë krizë më serioze. Dujovski thotë se opozita nuk dëshiron prokuror të ri para zgjedhjeve.


Kjo është ikje nga drejtësia sa është e mundur më shumë, sepse nuk është njësoj nëse do të kemi prokuror të ri shtetëror para zgjedhjeve ose pas zgjedhjeve të tetorit. Të gjitha çështjet që i hap opozita nuk janë aspak të ndërlidhura me shkarkimin e Zvërlevskit, por flasin për punë që fare s’kanë të bëjnë me rendin e ditës, dhe sipas kësaj shihet që nuk kanë kapacitet jashtë gjithë kësaj’ – tha Nikolla Dujovski, Profesor universitar.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së, përmes replikave dhe kundër replikave mes vete po e prolongojnë shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. Mes tjerash, si argument për këtë e përdorin tezën se ai nuk mund të shkarkohet në periudhë parazgjedhore, pasi një gjë të tillë e ndalon Kodi Zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori