Të rinjtë në Maqedoni thonë se largohen nga vendi jo vetëm për shkak të kushteve materiale por më shumë se nuk arrijnë t`i bëjnë ballë presionit të politikës, e cila është vendimtare për ngritje në karrierë.
Teana Kardulla, ish-drejtuese e unionit të nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoni, e cila për momentin studion në Greqi, për Radion Evropa e Lirë thotë se më e rëndësishme është që të përmirësohet procesi edukativo-arsimor, të mos nënvlerësohen kapacitet me të cilat disponojnë të rinjtë në shoqërinë e Maqedonisë, sepse sipas saj, të rinjtë largohen nga vendi jo vetëm pse nuk gjejnë punë por për shkak se ata nënvlerësohen, nuk ju dëgjohet zëri, madje edhe injorohen.
“Të rinjtë shihen si pjesë e parëndësishme e shoqërisë, askush si vëren problemet e tyre”.
“Në momentin që Qeveria e Maqedonisë, nga kushdo që udhëhiqet, kur ajo të rinjtë do t’i përfshijë në formë aktive në krijimin e politikave, vetëm atëherë mund të shpresohet se të rinjtë do të mund ta ndërtojnë të ardhmen në Maqedoni. Me shumë rëndësi është të gjendet një mënyrë që të ofrohen perspektiva të qarta për të rinjtë në të gjitha aspektet, duke pasur një strategji të qartë për shfrytëzimin e potencialit me të cilin disponojnë të rinjtë edhe në rast kur ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e politikës”, thotë Kardulla.
Ndërkaq, Majlinda Çilafi, kryetare e unionit të nxënësve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Maqedoni, për Radion Evropa e Lirë thotë se sistemi arsimor duhet të pësojë ndryshime rrënjësore, në mënyrë që të rinjtë të bëhen të aftë të jenë konkurrues në tregun e punës. Sipas saj, shumica e të rinjve, pasi të kryejnë studimet, pothuajse e kanë të pamundur për tu kyçur në tregun e punës, nëse nuk arrijnë që përmes lidhjeve partiake të punësohen në administratë.
“Një pjesë e madhe e problemit qëndron edhe tek sistemi arsimor, kur flasim për perspektivën për të rinjtë. Them kështu sepse nxënësit që nga shkolla e mesme duhet të orientohen nga ana e kuadrove profesional për tu orientuar në drejtime të caktuara, në bazë të aftësive me të cilat disponojnë. Kështu që, mendoj se nevojitet të instalohen mekanizma profesional nga vet sistemi arsimor për t’i orientuar të rinjtë në drejtime të caktuara, që pasi të kryejnë shkollën e mesme ose studimet, të kenë më shumë mundësi për të siguruar një vend pune”, thotë Çilafi.
Qeveria e kaluar e drejtuar nga OBRM-PDUKM, për një dekadë të tërë, në masë të madhe është kritikuar për shkak të numrit të madh të të rinjve, të cilët në vazhdimësi gjatë viteve të fundit, janë larguar nga Maqedonia, edhe përkundër ndërmarrjes së një varg masash, përmes ndarjes së mjeteve nga buxheti për stimulimin e kompanive për të hapur vende pune për të rinjtë.
Qeveria e re e Maqedonisë e cila drejtohet nga social demokratët, disa herë është zotuar se e ardhmja e të rinjve do të jetë me prioritet.
Por, Bllazhen Maleski nga Këshilli Kombëtarë i të Rinjve në Maqedoni thotë se projekti i promovuar gjatë këtij muaji “garancia e të rinjve”, që parasheh në varg masash për krijimin e mundësive për vetëpunësim përmes grandeve të ndryshme financiare, do të arrijë të jetë funksional nëse projektet qeveritare marrin shtrirje barabartë në të gjitha komunat, veçanërisht në ato rurale.
“Nevojitet një zgjidhje sistemore për të ndërtuar perspektiva të qëndrueshme për të rinjtë. Pushteti qendror duhet të shtrijë veprimin përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta të pushtetit vendor, që informacioni të arrijë tek të gjithë. Sepse politikat e Qeverisë, sado që të jenë të mira, nëse ato nuk arrijnë tek çdo i ri edhe në viset më rurale është e kot, sepse pikërisht ata të rinjtë e kanë më të vështirë sigurimin e një vendi të punës”, thotë Maleski.
Institucionet shtetërore në Maqedoni nuk disponojnë informacione për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi gjatë dy dekadave të fundit, madje nuk dihet as numri, e as profilet e njerëzve të cilët janë larguar nga Maqedonia për të gjetur punë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos