LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Interpelancat absurde nuk e mbulojnë krimin e OBRM-PDUKM-së

LSDM: Interpelancat absurde nuk e mbulojnë krimin e OBRM-PDUKM-së

Në reagimin e tyre ndaj iniciativës për interpelancë të Ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, nga LSDM thonë se me këto iniciativa të pabaza dhe absurde për interpelanca, OBRM-PDUKM tregon dëshpërimin e vet dhe dëshirën për të penguar reformat dhe projektet e planifikuara, për të cilat dhanë pëlqim shumica e qytetarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me dorëzimin e kësaj interpelance OBRM edhe njëherë vërteton se nuk brengoset vërtet për kulturën dhe për qytetarët e vendit, por tentativat e vetme janë ata për fshehjen e krimit dhjetë vjeçar që udhëheqësie e kësaj partie ka bërë në Maqedoni.

‘Ministri i kulturës, Allagjozovski, në vend të qasjes kriminale ndaj kulturës që OBRM-PDUKM e praktikon me vite të tëra, vendos politika të reja, efikase dhe përfshirëse me projekte në kulturë të cilët sjellin përparim dhe mbrojtje të vlerave kulturore’, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/