LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Para fundit të vitit do ta them mendimin tim lidhur me Kosovën

Vuçiq: Para fundit të vitit do ta them mendimin tim lidhur me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të dalë me qëndrimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Para fundit të këtij viti, do ta jap mendimin tim”, ka thënë Vuçiqi për Televizionin Publik Serb, kur është pyetur se  kur do të dalë me qëndrimin e  tij lidhur me Kosovën.

Ai ka thënë se për rregullimin e të ardhmes së Serbisë është e rëndësishme që të paktën të fillojë dialogu i brendshëm lidhur me Kosovën, përcjell Telegrafi.


“Nuk mund të flas për diçka që nuk është përfundimtare. Mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. I njoh shqiptarët, i njoh serbët, por në qoftë se nuk do të provonim ta rregullojmë të ardhmen, atëherë nuk do të duhej të merremi me këtë punë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka vlerësuar se është me rëndësi që të gjithë të fillojnë të mendojnë ndryshe, e jo të dëshirohet një Serbi e cila lëngon.

“Në qoftë se njëra palë është e kënaqur, kurse tjetra e pakënaqur, atëherë nuk ka kompromis”, tha Vuçiqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori