LAJMI I FUNDIT:

Shuto Orizare ende vazhdon të mbetet pa gjinekolog amë! (Video)

Shuto Orizare ende vazhdon të mbetet pa gjinekolog amë! (Video)

Dhe një muaj pas shpalljes nga Ministri i Shëndetësisë se Shuto Orizare më në fund do të ketë një gjinekolog, dyert e klinikës në poliklinikë janë ende të mbyllura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gratë ende presin kontrollin e parë gjinekologjik, edhe pse ajo sipas paralajmërimeve ka qenë një nga prioritetet e qeverisë së re në shëndetësi. Premtimet i përkujtojnë nga sektori JQ. Thonë se numri i grave çdo ditë e më shumë shtohet pyesin kur do të vijë gjinekologu.

“Vazhdimisht vijnë gratë, pyesin kur do të vijë gjinekologu, kur do të fillojë me punë, por edhe ne nuk e dijmë konkretisht që t’iu tregojmë, sepse nuk kemi përgjigje nga ministri. Shpresojmë se më në fund do të përmbushet premtimi shumëvjeçar dhe se do të na sillet gjinekolog amë në Shuto Orizarë”, thotë Lulzime Rexhepi nga Iniciativa e grave-Shuto Orizarë.


Klinika gjinekologjike në Shuto Orizare me vite qëndron bosh. Rreth 8 mijë gra nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore. Në mungesë të gjinekologjisë për monitorim, vdekshmëria e foshnjëve te romët është 25 përqind më e lartë se mesatarja kombëtare.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, më 5 korrik njoftoi se menjëherë javën në vijim, Shuto Orizare, do të ketë një gjinekologe, por kjo nuk ndodhi.

Tani Ministria e Shëndetësisë informoi se janë në përfundimin e procedurave ligjore për marrjen e e licencës për punë, por nuk qartësojnë se kur të hapen dyert e saj për pacientët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori