LAJMI I FUNDIT:

Omëletë e shijshme me pekmez: Kafjall më të mirë nuk ka, të ngopur gjatë tërë ditës!

Omëletë e shijshme me pekmez: Kafjall më të mirë nuk ka, të ngopur gjatë tërë ditës!

Përbërësit:

▪ 5 vezë
▪ gjysmë kutie ajkë të ëmbël
▪ 3 lugë sheqer
▪ pak kripë
▪ një lugë e vogël lëvore limoni
▪ 60 g miell
▪ gjalpë
▪ pekmez nga dredhëzat apo kajsitë

Përgatitja:


Ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve, të bardhët tundni në borë të fortë. Ndaras tundni ajkën e ëmbël.

Në enën e tretë tundni mirë të verdhët e vezës me sheqer, shtoni pak kripë dhe lëvore limoni. Gradualisht shtoni miellin duke përzier vazhdimisht. Shtoni pastaj të bardhët e vezëve dhe kremin, duke i përzier pa ndërprerje me garuzhdë.

Qitni omëletën e lyer më parë me gjalpë në tigan dhe piqeni në furrë në temperaturë mesatare. Kur omëleta “të kapet”, nxirreni nga furra dhe qiteni në një copë folie alumini.

Lyeni trash me pekmez dhe mbështilleni me ndihmën e folies. Qiteni në tepsi nga furra, qitni sheqer dhe kthejeni sërish në furrë edhe për afro dhjetë minuta.

Kur omëleta të piqet, mundeni sipas dëshirës ta zbukuroni me pelte, pemë të ëmbëlsuara, bademe apo thjesht qitni sipër sheqer pluhur, transmeton Telegrafi.