LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një varrezë e re masive në Irak

Gjendet një varrezë e re masive në Irak

Një varrezë e re masive me trupat e rreth 40 meshkujve të vrarë nga xhihadistët e Shtetit Islamik, është gjetur në Ramadi, në perëndim të Bagdadit, thanë sot zyrtarët irakianë.

Forcat e sigurisë irakiane kanë gjetur disa dhjetëra varreza të përbashkëta, në të cilat ishin qindra trupa të vrarë gjatë operacionit ushtarak për marrjen e territoreve nga Shteti Islam prej vitit 2014.


“Mbetjet e rreth 40 meshkujve janë identifikuar duke iu falënderuar rrobave”, tha zyrtari irakian Ammar Nuri al-Dulaimi.

Ai ka bërë të ditur se trupat janë në fazën e dekompozimit, por disa prej tyre duket se janë vrarë me një plumb në kokë.

Supozohet se viktimat janë vrarë gjatë vitit 2015, kur xhihadistët morën Ramadi. /kp/Telegrafi/