LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja kërkon seancë urgjente për zjarret

OBRM-PDUKM-ja kërkon seancë urgjente për zjarret

OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Kuvendi të thirrë seancë urgjente në të cilën do të diskutohet për zjarret në Maqedoni. Ata akuzojnë se Qeveria është e paaftë, e painteresuar dhe pasive, ndërsa organet shtetërore nuk reagojnë në mënyrë të duhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria ka sjellje të papërgjegjshme dhe joadekuate. Kanë sjellur disa përfundime por nuk kanë asnjë realizim dhe nuk ka prani në terren. Nuk ka kuptim për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM.

Ai njoftoi se informacionet do t’i dorëzojnë sot, ndërsa nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, presin që në tre ditët e ardhshme ta vendosë në rend dite pikën për gjendjen me zjarret në vend.


“A do të jetë nesër, a do të jetë pasnesër ose të hënën, Kuvendi duhet të diskutojë dhe përmes diskutimit t’i njoftojë qytetarët me këtë problem”, tha Dimovski./Telegrafi/