LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Mund ta ndërrojmë kandidatin për kryetar, por me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj

Hoxhaj: Mund ta ndërrojmë kandidatin për kryetar, por me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes me kryesuesin e Kuvendit, Adem Mikullovci tha se PAN është koalicioni fitues dhe iu takon e drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

Ai tha se i vjen mirë që kryesuesi e ka kuptuar që në një demokraci parlamentare duhet të ketë koordinim me partitë politike dhe se për mbajtjen e seancës ka rregulla.

“Nuk mund të hyhet në sallë kur të duash. Koordinimi politik është shumë i rëndësishëm në demokracitë parlamentare”, tha Hoxhaj, raporton Telegrafi.


Ai tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka treguar gatishmërinë për tërheqje dhe propozimin e një kandidati tjetër me parakushtin e vetëm që Kuvendi të votojë qeverinë Haradinaj, saktësisht të votohet në pako kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

Shefi i GP të PDK-së tha se ka kërkuar që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim konsultativ për seancën e ardhshme, por sipas tij, ende nuk ka datë se kur do të mbahet seanca.

Hoxhaj tha se kanë kërkuar nga kryesuesi të mos ndërmerr veprime e të thirr seancë pa koordinim me të gjitha partitë politike. Sipas tij, datat, çështjet teknike nuk duhet të shndërrohen në tema politike.

Ai tha se votimi i kryetari dhe qeverisë Haradinaj është proces i pandashëm dhe sipas tij konsensusi politik është i nevojshëm edhe pas formimit të institucioneve. “Nëse kishim pas konsensus politik para dy viteve qytetarët do të lëvizin lirshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori