LAJMI I FUNDIT:

Fillon rindërtimi i bulevardit Turistik në Ohër

Fillon rindërtimi i bulevardit Turistik në Ohër

Sot filloi rindërtimi i pjesës kryesore të komunikacionit në Ohër- bulevardit Turistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të rregullohet njëra anë e korsisë për biçiklistë dhe kalimi për këmbësorët. Në fazën e parë do të rregullohet pjesa nga qarkorja te Gjimnazi i qytetit deri te qarkorja e rradhës, te qendra sportive ‘Biljanini izvori’, në një gjatësi prej 415 metra.

Ndërsa në fazën e dytë, nga qarkorja e dytë deri te dalja e qytetit drejt ‘Shën Stefanit’./Telegrafi/