LAJMI I FUNDIT:

Taravari flet për emërime të reja dhe ligjin për gjuhën shqipe

Taravari flet për emërime të reja dhe ligjin për gjuhën shqipe

Ministri i Shëndetësisë, Aben Taravari, deklaroi se do të emërohen gjashtë deri tetë drejtorë të rinj në disa klinika dhe spitale, ndërsa do të ketë edhe emërime të tjera.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Taravari theksoi se disa drejtorë do të mbeten në vendet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Akoma nuk mund të përgjigjem saktësisht. Megjithatë, tani po mendoj për disa drejtorë të cilët do të mbeten. Mund të jenë në periferi, mund në Qendrën Klinike. Akoma kemi konsultime”, tha Taravari.


Ai ka folur edhe rreth ligjit për gjuhën shqipe, ku tha se ai do të kalojë në 100 ditët e para të Qeverisë dhe do të dërgohet në Komisionin e Venedikut.

“Si parti atë që e kemi thënë para se të futemi në Qeveri, flas për LR-PDSH, atë e kam thënë edhe në ditën e parë kur u emërova si ministër dhe u futëm në Qeveri, atë e themi edhe tani, se ai ligj do të kalojë në 100 ditët e para të Qeverisë së re”, tha Taravari.

Ai shtoi se nuk ka keqkuptime dhe nuk ka nevojë ta lëshojnë Qeverinë, pasi sipas tij, gjithçka është e koordinuar dhe ai ligj do të kalojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori