LAJMI I FUNDIT:

Markoviq: Shpresojmë që Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s

Markoviq: Shpresojmë që Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s

Suksesi i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë për përparim të Maqedonisë është motivim për rajonin. Kapacitetet e Qeverisë për t’i përpunuar reformat e nevojshme janë të dukshme. Shpresojmë se edhe Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e NATO-s, theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq gjatë takimit bilateral me kryeministrin Zoran Zaev para fillimit të Samitit në Podgoricë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri malazez theksoi se Mali i Zi ka ndarë përvojë të rëndësishme dhe se ka ndryshim të madh në interesin e investuesve të huaj për investim në Mal të Zi pasi që shteti u bë anëtare e NATO-s.

Zaev: Pres që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s
Lexo po ashtu Zaev: Pres që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Kryeministri Zaev, ndërkaq, kumtoi se Republika e Maqedonisë ka marrë Qeveri të përkushtuar ndaj reformave dhe integrimeve euroatlantike të shtetit, që duhet të kontribuojnë për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.


“Kemi Qeveri stabile, e cila i bashkon të gjithë qytetarët dhe bashkësitë etnike në shtet. Punojmë në mënyrë energjike në ndryshimet e nevojshme, duke i përfshirë të gjithë në qeveri. I zhvillojmë sinqerisht dhe me dinamikë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Me këtë, besojmë se i hapim perspektivat evropiane dhe shpresojmë se do të jemi anëtarja e ardhshme e NATO-s”, theksoi Zaev.

Kryetari i Qeverisë, vlerësoi se me Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë për fqinjësi të mirë, me kontaktet intensive në nivel rajonal, si ky dje me kryeminsitrin malazez Markoviq dhe nismat e shprehura rajonale për bashkëpunim, rajoni dërgon porosi pozitive të pjekurisë që, sipas tij, do të shënohen dhe vlerësohen në integrimet evropiane dhe euroatlantike të shteteve, njofton AIM.

Takimi i Zaevit me kryeministrin malazez Markoviq ishte hyrje në ditën e djeshme punuese në Podgorcvë të delegacionit të Republikës së Maqedonisë, që vazhdon me sesion të hapur hyrës në Samitin e vendeve të Kartës së Adriatikut. Kryeministri Zaev është kryesues i Samitit dhe bashkë-nikoqir së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa në Samit merr pjesë edhe nënkryetari i SHBA-së Mike Pence. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori