LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Pres që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Zaev: Pres që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe pret të bëhet anëtarja e 30-të i NATO-s, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, në Podgoricë ku merr pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut me nënpresidentin e SHBA-së, Mike Pence, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev në fjalimin e tij në samit theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është inkurajues, sepse tregon që të gjithë mund të rritet dhe të kontribuojnë në nevojat kolektive, si dhe në nevojat dhe interesat e qytetarëve të tyre.

Ne presim që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Fuqishëm punojnë për bashkëpunim rajonal, janë të hapur me fqinjët. Dje kemi nënshkruar Marrëveshjen fqinjësi me Bullgarinë dhe po i intensifikojmë bashkëpunimet me vendet e tjera në rajon.”, ka thënë Zaev.


Hapat që i ka ndërmarrë qeveria e re në Shkup, sipas tij, duhet të kontribuojnë në zhvillimin e Maqedonisë dhe të rajonit. Ai gjithashtu tha se shpreson se kjo do të inkurajojë dhe do të përshpejtojë procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Ai tha se Maqedonia në të ardhmen përfshihet më aktivisht në misionet e NATO-s dhe do ta rrisë buxhetin e mbrojtjes.

“Ne jemi të inkurajuar nga optimizëm, besim dhe mbështetja e qytetarëve tanë, si edhe nga mbështetja e SHBA-së. Kjo është një motiv i fortë, për mua si kryeministër, për të justifikuar besimin dhe t’i realizoj pritjet. Kjo që sot me ne është Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara tregon se Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor kanë një partner besnik. Ne jemi të vetëdijshëm se ky rajon i botës është një pjesë strategjike e sigurisë globale.”, ka thënë Zaev.

Kryeministri maqedonas bashkë me kryeministrin e Mali i Zi Dushko Maroviç, janë bashkë organizatorë të Samiti të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, me të cilin kryeson Republika e Maqedonisë, njofton AIM.

Në Samitin e vendeve të Kartës së Adriatikut marrin pjesë dhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Kroaci, Andrei Plenkovic, Mali i Zi, Dushko Markoviq dhe Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe të shteteve vëzhguese, Serbi, me kryeministren Ana Bërnabiq, Kosova me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministri slloven Miro Cerar.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeminstrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri, përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes Kornizë dhe sistemit politik Hazbi Lika, shefi i diplomacisë,Nikola Dimitrov dhe deputeti Stevo Pendarovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori