LAJMI I FUNDIT:

”OBRM-PDUKM e pranoi që pas vetes ka lënë shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë”

”OBRM-PDUKM e pranoi që pas vetes ka lënë shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë”

LSDM përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni ka akuzuar partinë në krye me Gruevskin ku theksohet se, me shqetësimin e supozuar për një dokument jo detyrues, OBRM-PDUKM pranoi që pas vetes ka lënë shkallë të lartë të papuësisë dhe varfërisë

”OBRM-PDUKM përmes shpërndarjes së lajmeve të rrejshme dhe tendencioze për kinse akomodimin e përhershëm të dhjetra mijë migrantëve dhe punësimin e tyre, vazhdon të sjellë shqetësim tek qytetarët. Propozim-strategjia e paraparë për refugjatët dhe të huajt 2017-2027 është vetëm një rifreskim i strategjisë së njejtë nga periudha e vitit 2009-2015. Bëhet fjalë për dokument që publikisht është paraqitur dhe është i hapur për sugjerime edhe i njejti shërben si udhërrëfyes duke mos pasur akte detyruese ndaj cilës do ministri apo institucion.

Me shqetësimin e supozuar për një dokument jo detyrues, Komiteti qëndror i OBRM-PDUKM-së me vonesë i ka pranuar politikat katastrofale që kjo parti ka udhëhequr 11 vitet e kaluara. OBRM-PDUKM përmes deklaratës së sotme ka pranuar se Maqedonia po përballet me shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë dhe pranoi që vitet e kaluara qindra mijë qytetarë kanë qenë të detyruar të largohen nga shteti shkaku i politikave ekonomike katastrofale të OBRM-PDUKM-së”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.


Për atë arsye, shtojnë nga LSDM, sot OBRM-PDUKM është opozitë dhe shkaku i kësaj shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshime dhe për Qeveri të udhëhequr nga LSDM e cila i zgjidh problemet dhe punët me saktësi, hapur dhe direkt në interes të qytetarëve. /Telegrafi/