LAJMI I FUNDIT:

Ballist Morina ka kërkuar azil politik në Kroaci

Ballist Morina ka kërkuar azil politik në Kroaci

Avokat i Ismail Morinës, Darko Butigan, ka konfirmuar për BIRN se klienti i tij ka aplikuar për azil në Kroaci, pasi mendon se nuk do të ketë një gjyq të ndershëm ndaj tij në Serbi.

Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.


Çështja e Ballistit është në Gjykatën e Lartë, avokati ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare
Lexo po ashtu Çështja e Ballistit është në Gjykatën e Lartë, avokati ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare

“Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do ta shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj”, citohet të ketë thënë Butigan.

Nga ana tjetër, politika shqiptare ka nisur të lëvizë për të mos lejuar ekstradimin e Morinës në Serbi. Më 11 gusht, një gjykatë e Apelit në Kroaci do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton vendimin e gjykatës së parë atje, për ekstradimin e Morinës në Serbi.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori