LAJMI I FUNDIT:

Arnold Schwarzenegger feston ditëlindjen e 70-të

Arnold Schwarzenegger feston ditëlindjen e 70-të

Arnold Schwarzenegger, ikona e televizionit të madh, të cilin e kemi parë gjithkund nga bodybuilgind e deri tek udhëheqja e një shteti amerikan, mbush 70 vjet.

Në shtatë dekadat e tij në tokë ai ka menaxhuar të jetë Mrister Universi, aktor, producent, biznesmen, filantropist dhe aktivist.

Vajzat e 13 yjeve që e kanë trashëguar sharmin, por jo edhe talentin (Foto)
Lexo po ashtu Vajzat e 13 yjeve që e kanë trashëguar sharmin, por jo edhe talentin (Foto)

Filmat e tij më të njohur përfshijnë “Conan Barbarian”, “Predator”, “Terminator”, “Total Recall” dhe “Jingle All the Way”, transmeton KlanKosova.


Pjesa më e madhe e filmave ku aktori ka luajtur janë ato ku ai ka nxjerrë në pah edhe muskujt duke luajtur kryesisht role personazhesh të fortë që përcjellin idenë e heronjve.

Në prill të vitit 1986, aktori u martua me gazetaren televizive Maria Shriver, e cila është dhe mbesa e John Kennedy-it, por në maj të vitit 2011 ata u ndanë.

Ai ka tre djem të quajtur Patrick, Christopher dhe Jozef dhe dy vajza të quajtura Katherine dhe Christina.

https://www.youtube.com/watch?v=zhRfSKS26tU