Ish-presidenti i Serbisë, kryetari aktual i Partisë Socialdemokrate (SDS), Boris Tadiq, e ka quajtur akt bizar idenë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, duke thënë se nuk Vuçiq nuk mund të thërras në dialog për një temë kaq të rëndësishme siç janë identiteti dhe integriteti i vendit, e të mos vendoset dialog për tema të tjera.
Tadiq ka përkujtuar se vetë fjala dialog nënkupton rrespektim të mendimit ndryshe dhe konstatoi se “Vuçiq është njeri i gabuar për vendosjen e temës së Kosovës, sepse nuk ka raport vetëkritik ndaj vetes”
“Tema për Kosovën, si temë dialoguese, nuk është e qëndrueshme në kohën e aplikimit të ‘të luftës qytetare’ dhe nënçmimit të oponentëve politikë”, tha Tadiq, raporton FoNet.
Tadiq ka konstauar se Serbia, pas Marrëveshjes së Brukselit, me pranimin e që të zbatohet sistemi i drejtësisë së Kosovës në veri, ndodhet në ‘linjën e rënies’, kur bëhet fjalë për kapacitetet që të kontrollojë çfarëdo qoftë në Kosovë”, përcjell Telegrafi.
Ai është i prerë se presidenti i vendit nuk ka të drejtë, as mandat, të humb atë që nuk është humbur në luftë, dhe vlerëson se në Serbinë në të njëjtën kohë është krijuar bindja se “është moderne dhe proevropiane të hiqet dorë nga ajo që nuk është humbur në luftë”.
Tadiq ka thënë se për shkak të kaluarës së tij, Vuçiq ka hapësirë të ngushtë për negociata sesa ai, kur ishte president.
“Vuçiq, që thirrte për vrasje të muslimanëve, është dashur që ta kualifikojë veten me kooperativitet më të lartë me Perëndimin, kurse unë kam pasur vija të kuqe, për shkak se i kam humbur zgjedhjet”, tha ai.
I pyetur se deri se sa është thirrja e befasishme për dialog rreth Kosovës pasojë e ngutisë së faktorit ndërkombëtar që ky problem të zgjidhet sa më parë, Tadiç ka thënë se “të gjithëve po iu ngutet”.
“Deri te pranimi formal dhe anëtarësimit në OKB ekzistojnë edhe disa zgjidhje”, tha Tadiq, duke potencuar se në kohën kur ai ishte president, kishte paraqitur planin prej katër pikash, duke pasur parasysh faktin se Amerika dhe Rusia ishin kundër ndarjes së Kosovës, ndonëse “kjo do të ishte zgjidhja më e mirë”.
Ai thotë se plani i tij katërpikësh edhe tash mund ta paraqes në formë të shkruar, si kontribut në dialog, por mendon se ai plan tash është vështirë i zbatueshëm.
Tadiq thotë se sikur të ishte në pozitën e Vuçiqit, në këto rrethana do të mendonte mirë për karrigen eventuale të Kosovës në OKB, pa pranim formal.
Tadiq vlerëson se “Vuçiqi ka pranuar sistemin juridik të Kosovës, kurse në të njëjtën kohë luan lojën e betejës për Kosovën, duke na sjellë të gjithëve në situatë që Kosova do të bëhet shtet i pavarur, tash ose më vonë, sipas inercionit të zhvillimeve politike në arenën ndërkombëtare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pulmologia Mehmeti: Duhanpirja, shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje