LAJMI I FUNDIT:

Cleveland nuk dëshiron të humb shërbimet e Irvingut

Cleveland nuk dëshiron të humb shërbimet e Irvingut

 Cleveland Cavaliers beson se Kyrie Irving do të qëndrojë në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Ditëve të fundit basketbollisti shfaqi dëshirën për largim në një tjetër ekip të NBA, duke u kërkuar drejtuesve të Cavs të mbyllin para kohe kontratën.


Ai synon të luajë në një ekip ku të jetë lider dhe jo nën hijen e LeBron James.

“Janë thënë dhe shkruar shumë gjëra të pavërteta ditët e fundit. Ne kemi biseduar me Irving dhe situata nuk është ajo që mendohet. Ne kemi besim tek ai, se do të jetë me ne kur të nisë grumbullimi”, tha Dan Gildert, presidenti i skuadrës së Cavaliers. /Telegrafi/