LAJMI I FUNDIT:

Drita mposht Ferizajn

Drita mposht Ferizajn

Drita po merr veten dhe tashmë ka nisur të shënojë edhe shumë gola në miqësore.

Pas barazimeve dhe fitoreve të ngushta, sot ekipi i drejtuar nga Milazim Zuzaku ka shënuar fitore të thellë ndaj Ferizajt, 3-0.

Leotrim Kryeziu ka shënuar golin e parë për Dritën në minutën e 10-të të ndeshjes, ndërsa më pas Lauren Ismailaj dhe Arbnor Ramadani kanë shënuar në pjesë të dytë për përfundimtaren 3-0.


Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi ka mposhtur me rezultat 2-1 kampionin e Kosovës, Trepça ’89. /borozani/